|
|
Nė kėtė web-site, pėrmblidhen nga pikėpamja sasiore njė numėr i madh shkrimesh me temėn e rebelimit komunist nga Vlora
e nė disa qytete tė tjera tė Jugut nė vitin '97.
Nga pikėpamja cilėsore ne jemi pėrpjekur tė zgjedhin ato shkrime qė flasin mė shumė si mesazh pėr kėtė temė.
Stafi ynė pėrgatitor vėrtet e nisi i papėrvojė kėtė punė, por nė kaq vjet ai ka pėrballuar dhe ndėrmarrė nje volum dhe pėrgjegjėsi
deri ekzistenciale, duke punuar me trimėri dhe profesionalizėm nė trajtimin e temave te rebelimit. Pėr kėtė arsye, qė nga
i ashtuquajturi njeriu mė i rėndėsishėm i kėtij web-i, deri edhe tek prapavija e kanė ndjerė kėrcėnimin dhe rrezikun qė vinte
prej fajtorėve te kėtij rebelimi. Nė ditarin dhe nė memorien e pjesės mė tė madhe tė stafit tonė janė tė regjistruar kėrcėnime
tė pafundėta telefonike, janė tė shėnuara datat dhe orėt. Ashtu si janė tė fiksuara edhe targat e makinave survejuese, si
dhe zotėrohet grafiku i pėrgjimit tė telefonit. Autorėt le tė nėnkuptohen. Sigurisht, ne edhe tani, pas kaq kohėsh pėrsėrisim
se pranojmė polemikėn dhe replikėn pėr ata qė nuk janė dakort nė pėrmendjen e emrit apo tė bėmave tė tyre nė kėto shkrime.
Ne falėnderojmė qytetarėt e Vlorės veēanėrisht, tė cilėt vazhdimisht, 24 orė pa pushim e kanė furnizuar dhe na furnizojnė
me material.
Sot, qė ne publikojmė para jush kėtė web-site, bile mė shumė se kaq, qė kemi disketėn jashtėzakonisht voluminoze tė kėtyre
temave, jemi nė gjendje tė tėrheqim disa konkluzione tė rėndėsishme tė cilat besojmė se ndihmojnė nė tė kuptuarin e kėtij
web-i.
Ngjarjet e Vlorės dhe pėrhapja e tyre pėrfunduan si njė revolucion tipik proletar, i cili vrau, preu dhe izoloi kundėshtarėt
e tij politikė. Nga pikėpamja ekonomike, pėrmes njė forme tipike guerrilase bėri shkatėrrimin e kapitalizmit, aplikoi sekuestrimet
financiare pėrmes dhunės sė formave mafioze. Revolucioni proletar, sigurisht qė ngjalli iluzione tek njė pjesė e mirė e turmave
tė manipuluara po pėrfundoi si tė gjitha ngjarjet historike tė kėtij lloji nė njė zhgėnjim po aq masiv dhe njėqindfish mė
shumė se sa ē'ishin turmat e revoltuara. Udhėheqėsit e revolucionit proletar, politikanėt e majtė shqiptarė shpikėn hajdutė
dhe kriminelė nė rradhėt e demokratėve. Por, njė nga konkluzionet bazė ėshtė se nė tė gjithė atė zallamahi, shteti shqiptar
difektoz i demokratėve, jo vetėm qė nuk vrau njė njeri, po nuk qe nė gjendje as tė rrihte e tė arrestonte, pale mė tė gjykonte.
Nė ditėt qė akuzuesit e djeshėm, kishin apo edhe kanė pushteti jo vetėm qė nuk ishin, apo nuk janė nė gjendje tė ēojnė nė
gjyq njė hajdut nga rradhėt e demokrateve, por lideri i tyre qė e shante nė Sheshin e Flamurit me fjalė tė ndyra Berishėn
insiston me ngulm tė takohet hera-herės me tė.
Rebelimi komunist mund tė etiketohet si "Gėnjeshtra e parave". Gėnjeshtra filloi kur u thanė se kush i ka vjedhur paratė dhe
mbaron me gėnjeshtrėn qė e mbyll "denjėsisht" shekullin e XX-tė me premtimin se do t'u jepen paratė. Ky ishte ēeku me tė cilin
Nano bleu pushtetin.
Rebelimi komunist ishte hakmarrja qė diktatura si agjenture dhe sistem i komunizmit ne Shqipėri bėri ndaj demokratėve, ndaj
progresit, ndaj kalimit tė Shqipėrisė nga Lindja nė Perėndim. Pluralizmi nė Shqipėri u godit, vazhdoi, ndoshta edhe vazhdon
tė lėkundet nga diferencat midis proēesit social-politik tė natyrshėm dhe mbjelljes agjenturore tė tij pėr tė mbrojtur interesat
ideologjike, politike dhe antikombėtare. Nė ditėt e rebelimit komunist, nė ditėt e agonisė kombėtare, nga grupi i demokratėve
u shkėput njė masiv jo i vogėl deputetėsh, ish-qeveritarėsh apo funksionarėsh tė mesėm e tė lartė. Ata, bashkė me partiza
tė vogla qė dikur kishin anatemuar komunizmin dhe diktatorin, u gjetėn nė njė front. Kjo nuk ishte rastėsi, ky nuk ishte
zhgėnjim, por ishte urdhėri i madh i mėsymjes qė erdhi nga ustallarėt e vjetėr dhe tė dikurshėm, qė i kishin futur nė lojėn
politike. Nė kėtė tabllo, sikur tė bėhej fjalė vetėm pėr shije ideologjike do tė ishte e keqja mė e vogėl. Por, nė forcat
politike shqiptare qė nė traditėn e hershme tė veprimtarisė sė tyre, individė kanė pas marrė misione tė mirėfillta antikombėtare.
Shpesh janė pikėrisht ngjyrat ideologjike dhe politike ato qė i hutojnė njerėzit dhe arrijnė nė skema tė tipit "parti e mirė
apo e keqe". Partitė dhe programet e tyre janė tė gjitha pasuri kombėtare dhe lufta politike nuk ka asnjė gjė tė keqe, po
shndėrrimet e kėsaj lufte politike nė frymėzime tė larta antishqiptare janė vetėvrasja kombėtare. Komunistėt shqiptarė me
partinė e tyre dhe udhėheqjen e tyre janė pėr sė dyti nė bankėn e tė akuzuarve pėr shitje tė Shqipėrisė...
|
|
|
|
Rivrasja e Azem Hajdarit
Njė tjetėr
web-site nė tė cilin denoncohen krimet e shtetit socialist shqiptar pas riardhjes sė tyre nė pushtet mė 1997
|
|
|
|
|
|
|